Fokus

Hashim Thaçi nuk e zhvesh uniformën (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 14 December 2018

As të premten kur është votuar Ushtria e Kosovës, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk e ka hequr nga trupi uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Së paku kështu duket edhe në një fotografi të publikuar nga ministri i Drejtësisë, Abeland Tahiri.

Ministri i Drejtësisë, Abeland Tahiri ka uruar Kosovën për formimin e Ushtrisë.

-Advertisement-

“Privilegj i madh të rreshtohem pranë Komandantit Suprem të Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Urime Kosovë”, ka shkruar ai.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri u shpreh i lumtur që është pjesë e kësaj ngjarje historike për Kosovën.

“Me fat që si gjeneratë përjetuam këtë ditë historike, për madhështinë e të cilës kemi sakrifikuar shumë. E sotshmja, është ngjarje epokale e historisë sonë më të re. Sot, me një zë unik dhe të pandashëm, përmbyllëm infrastrukturën e mbrojtjes së shtetësisë sonë të shenjtë”. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera