“Hashim Thaçi mund ta humb mandatin, nëse e refuzon Vetëvendosjen!”
Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 19 June 2017
Presidenti Hashim Thaçi, duhet t`ia jap të drejtën për formim të Qeverisë Vetëvendosjes, në të kundërtën do t`i kushtojë me humbje të mandatit.
Kështu ka theksuar Analisti politik Donik Sallova në një deklaratë të dhënë për Gazeta Blic.
Ai ka thënë që nëse koalicioni PAN dështon ta formojë qeverinë, të drejtën do ta ketë shumica parlamentare e dëshmuar.
“Çështja e formimit të qeverisë është e qartë edhe sipas kushtetutës edhe sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe sipas logjikës, dhe praktikës demokratike të sistemeve parlamentare. Presidenti sipas parimit dhe procedurës kushtetuese si fillim do t`i kërkoj PAN-It për formim të qeverisë. Nëse PAN-i dështon, presidenti do të jetë në kërkim të një “shumice parlamentare të dëshmuar” për t`ia dhënë mandatin për formimin e qeverisë”.
Më tej Sallova sqaron në mënyrë më të hollësishme së çfarë do të thotë kjo.
“I ashtuquajturi “diskrecion” i presidentit nënkupton vlerësimin e tij faktik mbi ekzistencën ose jo të një shumice parlamentare, për t`ia dhënë mandatin dhe kjo nënkupton domosdoshmëritë përfshirjen e PAN-itë në këtë shumice, koalicionet pas zgjedhore për formimin e Qeverisë janë koalicione të lira politike synimi i të cilave është krijimi i shumicave”.
E nëse presidenti Thaçi nuk do t`ia jap mandatin shumicës për ta krijuar qeverinë, atëherë presidenti do të përballet me pasoja të rënda.
“Presidenti Thaçi nëse nuk ia jep eventualisht mandatin herën e dytë formacionit parlamentar që ka siguruar shumicën (60+1), duke supozuar që kjo shumicë nuk do të përfshije PAN-in, atëherë presidenti ka shkelur kushtetutën dhe frymën e saj të demokracisë parlamentare dhe për pasoj duhet paditur dhe shkarkuar për shkelje të rënde kushtetuese” përfundoi Sallova.
Kujtojmë që bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit zgjedhor të Kosovës, koalicioni PAN ishte I pari, Vetëvendosja radhitet e dyta dhe Koalicioni LDK-AKR-Alternativa e treta.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...