Lajme

Hashim Thaçi: Me mikpritje fituam zemrat e botës, sonte duhet ta fitojmë betejën në fushën e gjelbër

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 17 November 2019

Kanë mbetur edhe me pak se një ore të fillojë ndeshja e shumë pritur ndërmjet Kosovës e Anglisë.

E para fillimit të kësaj ndeshje, djelmoshat kosovar kanë marr mbështetje edhe nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Gazeta inFokus.

Thaçi në një status në llogarinë e tij në facebok, ka kërkuar fitore nga kombëtarja kosovare.

-Advertisement-

“Me mikpritjen tonë i fituam zemrat e botës, ndërsa sonte duhet ta fitojmë edhe betejën në fushën e gjelbër kundër Anglisë. Krenar me kombëtaren tonë dhe tifozët e flaktë. Përpara Kosova!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet loja Kosovë-Angli, nga ora 18:00./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera