Lajme

Hashim Thaçi me fjalë të mëdha për ish-kryeministrin e ndjerë Bajram Rexhepi

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 21 August 2019

President i vendit Hashim Thaçi, ka përkujtuar ish kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepi në dy-vjetorin e vdekjes së tij.

Thaçi thotë se Rexhepi u gjend në pozita të rëndësishme sa herë që e kërkoi vendi, si mjek i luftës e deri në pozitën e kryeministrit.

Postimi i Thaçit në Facebook

-Advertisement-

Në përvjetorin e dytë të vdekjes, sot përkujtojmë ish kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili u gjend në pozita të rëndësishme politike sa herë që e kërkoi vendi: si humanist, doktor i luftës, kryetar komune, ministër dhe kryeministër. Jemi gjithmonë krenarë dhe mirënjohës për kontributin e çmuar të tij për lirinë, pavarësinë dhe forcimin e institucioneve të Kosovës. HTH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera