Lajme

Hashim Thaçi: Krimi në Krushë të Madhe ndër krimet më të rënda të shtetit të Serbisë, ende nuk ka drejtësi

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 26 March 2020

Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën në Krushë të Madhe, në 21 vjetorin e saj, shkruan Gazeta inFokus.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se para 21 vjetëve, për tri ditë me radhë, forcat serbe vranë dhe masakruan qindra banorë të pafajshëm, duke shkaktuar plagë të pashërueshme deri më sot.

“Në Krushë të Madhe, para 21 viteve, për tri ditë me radhë, forcat serbe vranë dhe masakruan qindra banorë të pafajshëm, duke shkaktuar plagë të pashërueshme deri më sot.

Edhe pas dy dekadash autorët e krimeve, tokës së djegur, masakrave gjithandej Kosovës, gjenocidit dhe dëbimit masiv të popullatës shqiptare, nuk u vunë para drejtësisë, as vendore as ndërkombëtare.

Krimi në Krushë të Madhe hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë”, ka shkruar Thaçi.

Kujtojmë se 21 vite më parë, konkretisht më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën./Gazeta inFokus/

 

Të tjera