Hashim Thaçi: Kosova duhet të ndërtohet si shtet ku barazia gjinore do të jetë e pacenueshme
Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 19 December 2017
Konferenca e mbajtur sot “Përmirësimi i llogaridhënies institucionale për zbatimin e Ligjit për barazi gjinore në vendimmarrje” e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, ka për qëllim promovimin e iniciativës për arritjen e balancës gjinore në pozita vendimmarrëse në institucionet publike përmes përmirësimit të llogaridhënies institucionale.
Në këtë konferencë pjesëmarrës ishte Presidenti Hashim Thaçi, i cili tha se Kosova duhet të ndërtohet si shtet ku barazia gjinore do të jetë e pacenueshme, shkruan Infokusi.com
“Këto vlera janë të përjetësuara në Kushtetutën e Kosovës ku populli i Kosovës është i vendosur të ndërtojë një shtet të qytetarëve të barabartë. Barazia gjinore nuk është diçka e sajuar nga dëshira por e sanksionuar nga aktet ligjore”, ka thënë Thaçi.
E pranishme në këtë organizim, ishte edhe Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e cila foli për aspektin ligjor dhe kujdesin për barazinë gjinore, po ashtu edhe për pjesëmarrjen e femrave në zgjedhje.
“Përfaqësuesit e subjekteve politike u besojnë më shumë meshkujve sesa femrave, u besojnë më shumë muskujve sesa gjinisë së bukur… Nuk e kemi asnjë grua si kryetare të komunave, por kjo ka qenë dëshira e votuesve”, tha ajo.
Kjo konferencë është pjesë e projektit “Përmirësimi i llogaridhënies për barazinë gjinore në vendimmarrje”, i cili është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Pas konferencës u hap edhe diskutimi, ku të pranishmit adresuan problemet dhe kërkesat e tyre lidhur zbatimin e barazinë gjinore në vendimmarrje./Infokusi.com
Të tjera
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisi...
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...