Fokus

Hashim Thaçi “kopjon” Edi Ramën

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 13 August 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njihen për shoqërinë e mirë që e kanë.

E si duket kjo miqësi e tyre po jep efekt edhe në idetë e dy liderëve për t’iu adresuar publikut, shkruan gazeta Infokus.

Thaçi qe një kohë publikon në profilin e tij figura të rëndësishme historike, duke shkruar për punët që kanë bërë e historinë e tyre.

-Advertisement-

E kjo karakterizohet me fjalën #NjerëztëPaharrueshëm ❤️, shkruan gazeta Infokus.

Por, ajo që bie në sy është që edhe Rama po e bën saktësisht të njëjtën gjë.

Kjo me veç një dallim, në vend të #NjerëztëPaharrueshëm ❤️, Rama e ka pak më ndryshe, e shkruan veç #TëPAHARRUESHËM🙏.

E kjo i ka rënë në sy edhe gazetarit nga Shqipëria, Isa Myzyraj.

Madje, Myzyraj po thotë që Rama në kohët e vështira për Thaçin, po i ofron PR-in e tij.

“Great Job!

Kosova dhe Shqiperia me ne fund po i bashkerendojne punet.

Ja Edi Rama dhe Hashim Thaci, kane nisur te njejten rubrike, Njerez te Paharrueshem, vec njeri e ka pa njerez, vec te “pa harrueshen”

Ne ditet e renda per Thaçin, miku i mire (Rama) i ka oftuar edhe PR e tij, dhe kjo eshte arritje e madhe e mbledhjeve te dy qeverive qe kane bere nder vite!

🇦🇱💔 🇽🇰”, ka shkruar Myzyraj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera