Lajme

Hashim Thaçi kërkon 500 maska dhe 500 dezinfektues

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 14 August 2020

500 maska mbrojtëse dhe 500 dezinfektues po i kërkon Zyra e Presidentit të Kosovës.

Për këtë punë është hapur tender, i cili është i ndarë në dy grupe, shkruan gazeta Infokus.

Një për furnizim me pajisje mbrojtëse Anti Covid-19 dhe një për shërbime të dezinfektimit.

-Advertisement-

E për këtë punë, Zyra e Presidentit të Kosovës, ka planifikuar 30 mijë e 500 euro, shkruan gazeta Infokus.

Veç shërbimeve të dezinfektimit, përmes këtij tenderi, kërkohen 500 maska mbrojtëse dhe 500 dezinfektues.

Ndërsa, ato kompani që duan të aplikojnë për këtë tender kanë kohë deri më 3 shtator në ora 14./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera