Lajme

Hashim Thaçi e fiton betejën, opozita e njeh për president

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 11 May 2017

26 shkurti i vitit 2016 është një datë që nuk mund të harrohet nga Hashim Thaçi. Atë ditë, ai më vështirësi arriti t’i merrte votat e deputetëve për t’u bërë kryetar shteti.

Si kurrë më parë, zgjedhja e një presidenti u përshkrua me tensione brenda dhe jashtë “tempullit të demokracisë”.

Partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën, dy herë radhazi ndërprenë seancën duke hedhur gaz lotsjellës, shkruan AktivPress.

-Advertisement-

E derisa po zhvilloheshin raundet e votimeve, jashtë parlamentit, policia përdori gazin lotsjellës dhe “topat e ujit” për të shpërndarë grupe protestuesish që hodhën shishe me benzinë në kundërshtim të procesit të zgjedhjes së presidentit të ri.

Nga ajo ditë, Hashim Thaçi asnjëherë nuk u njoh nga partitë opozitare parlamentare. Asnjëri nga liderët opozitarë nuk iu përgjigjën ftesave të tij.

Asnjëra nga partitë opozitare nuk pranoj të jap kontributin e saj në reformën zgjedhore të cilën e kishte rinisur ai.

Thaçin, nuk e dëgjuan deputetët opozitar as kur e mbajti fjalimin vjetor në Kuvendin e Kosovës.

Një arsyetim e kishte opozita pas çdo bojkoti: Nuk e njohim për president.

Por, gjithçka ndryshoj me 11 maj.

Të tri partitë opozitare iu përgjigjen ftesës së tij për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Në takim nuk ishte Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, por në vend të tyre në Presidencë u futën Ismajl Kurteshi, Pal Lekaj e Valdete Bajrami.

Pak rëndësi ka kjo.

Ky akt përbën njohjen formale të kreut të shtetit nga opozita.

Në takim nuk mori pjesë askush nga Lidhja Demokratike e Kosovës, mirëpo pavarësisht inateve për shkelje të marrëveshjes për koalicion, është pikërisht kjo parti që e ka bërë atë president.

Prej sot, Thaçi mund ta konsideroj vetën president që e ka legjitimitetin e të gjithëve./AktivPress

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera