Lajme

Hashim Thaçi braktis intervistimin në një televizion, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 04 March 2019

Kur presidentit Hashim Thaçi iu bë pyetja  lidhur me sondazhin “Cilit i besoni më shumë që punon për interesin e Kosovës, Ramush Haradinaj apo Hashim Thaçi” mësohet se Thaçi është larguar duke ndërprerë intervistën.

Sondazhi i publikuar në rrjetet sociale tregonte se 82% ishin pro kryeministrit Haradinaj dhe vetëm 12 % pro Thaçit.

Beti Njuma e pyeti “Përse ishte ky perceptim i publikut?

-Advertisement-

Mësohet se sapo ka dëgjuar pyetjen Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndërprerë intervistën dhe është larguar.

Intervista mes drejtores së informacionit të RTV Ora News dhe Presidentit Hashim Thaçi ishte e programuar ditë më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera