Hasani: Ujdia e Ohrit ka dy cilësi që e bëjnë të ndryshme nga marrëveshjet e kaluara
Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 28 March 2023
Se a ka legjitimitet marrëveshja e Ohrit, ish-kryetari i Kushtetueses, Enver Hasani ka thënë se një gjë e tillë varet nga pesha juridike e saj. Ai ka theksuar se përmbajtja e marrëveshjes dhe ajo e planit të zbatimit mbeten të qarta. Ndër të tjera, ai përmend dy elemente të reja prezente në marrëveshjen e Ohrit që e dallojnë atë nga marrëveshjet e kaluara.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka deklaruar se dy cilësi janë evidente të cilat e bëjnë të ndryshme nga marrëveshjet e mëhershme, marrëveshjen e arritur në Ohër në mes Kosovës dhe Serbisë.
I ftuar në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Hasani ka thënë se bëhet fjalë për prezencën e Bashkimit Evropian dhe ekzistencën e një pike referimi.
“E para është krijuar një mekanizëm që siguron dhe mbikëqyr zbatimin, nuk ka ekzistuar përpara. Ai mekanizëm është Bashkimi Evropian sepse është raportu dhe është futur në sistemin juridik të BE-së sa i përket kësaj çështjeje, domethënë i ka sanksionet e qarta”, ka deklaruar ai gjersa ka shtuar: “E dyta, deri tani nuk ka pasur një pikë referimi dhe palët kanë mundur të interpretojnë, edhe sot i interpretojnë siç duan. Por tanimë, ajo nuk vlen për shkak se ajo çka thotë garantuesi i saj, në këtë rast BE-ja me mbështetjen e SHBA-ve…ai do të tregojë saktë për këto dispozita të cilat edhe në Serbi interpretohet në mënyra të ndryshme”, ka deklaruar ai.
Nga ana tjetër, Hasani ka thënë se detyrimet e stipuluara tanimë janë përligjësuar nga BE-ja si ndërmjetësues i të dy palëve gjersa ka cilësuar mosnënshkrimin e marrëveshjes si arsye për konsum të brendshëm politik.
“Detyrimeve që janë të stipuluara aty, atojanë përligjësuar me deklaratën e atij që është ndërmjetësues. Dhe forca juridike nuk derivohet prej asaj nëse është nënshkruar sepse për shembull ekzistojnë procese verbale dhe nëse vie puna të kontestohet diçka, aty vërtetohet shumë lehtë. Ajo që nuk e nënshkruan, Vuçiqi ose pala jonë në arsyetimin se si e ka dhanë për preambulë dhe pjesë të tjera që nuk qëndrojnë, ato janë për konsum të brendshëm politik..relevanca është tërësisht politike”, ka deklaruar ai.
Se a ka legjitimitet marrëveshja e Ohrit, Hasani ka thënë se një gjë e tillë varet nga pesha juridike e saj. Ai ka theksuar se përmbajtja e marrëveshjes dhe ajo e planit të zbatimit mbeten të qarta.
“Sipas ligjit ndërkombëtar, është përmbajtja ajo që dikton peshën juridike të një marrëveshjeje përveç kur marrëveshja në mënyrë shprehimore e thotë një diçka tjetër. Ose kur rregullat e ligjit ndërkombëtar në segmente të caktuara me çështje të caktuara determinojnë një formë strikte siç është rasti i marrëveshjeve që duhet të shërbejnë si provë pra të GJND-së ato duhet të jenë të regjistruara në sekretariatin e OKB-së…por komunikimi ndërkombëtar nuk kufizohet. E thotë edhe vet Konventa e Vjenës…kjo nuk do të thotë që fuqia juridike e marrëveshjeve të lidhura në forma të tjera nuk prodhon efekte juridike. Në këtë kuptim gjanat janë të qarta dhe çështja e përmbajtjes është gjithashtu shumë e qartë, përmbajtja e marrëveshjes dhe e planit të zbatimit”, ka deklaruar ai.
Bashkimi Evropian e ka quajtur si shumë të suksesshëm takimin e 18 marsit në Ohër, në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.
BE-ja ka thënë se palët janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.
Ndër të tjera, mbrëmjen e së mërkurës, Kurti e pranoi që marrëveshja me Serbinë ka Asociacionin, ai e përmendi nenin 10, në të cilin, sipas tij, flitet për këtë gjë.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...