Hasani thërret bizneset të aplikojnë në fondin COSME
Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 20 March 2018
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, tha se fondi COSME është një mundësi e mirë për bizneset që të qasen në këto fonde për t’i rritur kapacitetet dhe vendet e punës.
Ai këto komente i bëri sot në punëtorinë e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht nga Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve (KIESA), e cila ka për qëllim ofrimin e informatave relevante përfituesve potencialë në lidhje me programin e BE-së për konkurrencën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në fondin e BE/COSME.
Hasani ka thënë se Qeveria e Kosovës ka obligime që dalin nga anëtarësimi në këtë fond, e që sipas tij, ka ndodhur që shtetet fqinje nuk kanë mundur të përfitojnë.
“Duhet të kemi shumë kujdes për shfrytëzimin e këtij fondi për shkakun se ka qenë shqetësim për ta shfrytëzuar më së miri këtë program nga ndërmarrjet tona. Shtetet fqinje që janë anëtare ka ndodhë që nuk kanë mundur të përfitojnë, për faktin se nuk kanë qenë të përgatitura ndërmarrjet për të dalë me një plan biznesi dhe kanë dështuar duke mos mundur të përfitojnë”, ka thënë ministri Hasani.
Ai u shpreh optimist se ndërmarrjet e Kosovës do të përfitojnë nga fondi, duke shtuar se do të jenë në dispozicion të plotë që të japin informata shtesë.
“Unë besoj shumë se Kosova do të përfitojë nga këto fonde, por gjithnjë do të jemi përkrahës. Unë besoj që edhe KIESA do të jetë shumë bashkëpunuese dhe për çdo gjë që keni ju kisha lutur t’i drejtoheni kësaj agjencie. Për çdo informatë shtesë rreth shfrytëzimit të fondit jemi në dispozicion të plotë me qëllim më të mirën që të përfitojë Kosova”, ka thënë Hasani.
Ai ka shtuar se obligimet e Qeverisë së Kosovës janë 450 mijë euro që dalin nga anëtarësimi dhe për këtë duhet të shfrytëzuar mundësia.
Ministri Hasani po ashtu ka thënë se do të ndajnë një fond për t’i informuar ndërmarrjet që të përgatiten më lehtë.
“Në tri vitet e ardhshme Qeverisë së Kosovës i kushton 450 mijë euro anëtarësimi dhe nuk do të dëshiroja që të mbesin vetëm këto shpenzime dhe mos ta shfrytëzojnë ndërmarrjet tona, sepse janë praktikat nga shtetet fqinje që janë anëtarë të këtij fondi, por nuk kanë arritur të përfitojnë asgjë. Ndoshta mungesa e informimit, procedurat kanë ndikuar, e për këtë do të ndajmë një fond të veçantë për çështjen e përgatitjes apo informimit”, ka thënë ai.
COSME është programi i BE-së qëllimi i të cilit është të përmirësojë konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në BE dhe NVM-ve në shtetet e treta që marrin pjesë në këtë program.
COSME me një buxhet prej EUR 2,3 miliardë, ka për qëllim përmirësimin e qasjes në financa, qasjen në tregje, përmirësimin e kushteve të kuadrit ligjor dhe administrativ për konkurrueshmërinë e NVM dhe të promovojë sipërmarrjen.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...