Lajme

Hasani: Studentët nga Lugina e Preshevës do të përfitojnë bursa studimi në universitetet shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 07 March 2024

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, prezantoi këtë të enjte nismën e “Për shqiptarët në rajon”.

Hasani tha se studentët nga Lugina e Preshevës do të përfitojnë bursa studimi në universitetet shqiptare. Duke filluar nga viti tjetër akademik 2024-2024 do të jepen 30 bursa studimi.

Për studentët do të ketë akomodim falas, ndërkohë që Hasani tha se Bashkia e Gjirokastrës ofron mundësi punësimi për ta gjatë muajve të verës.

-Advertisement-

“Përzgjedhja e arsimit si fokus kryesor i mbështetjes për Luginën, jo e rastësishme. Besimplotë se nga arsimi fillon përpjekja për fuqizimin dhe rivitalizimin e këtij komuniteti”, u shpreh ai.

Hasani theksoi se Shqipëria ka vullnet të qartë në mbështetjen e bashkëkombasve tanë përmes nismave konkrete. Ai nënvizoi se po vijon puna për binjakëzimin e komunave të Luginës me bashkitë e vendit tonë, ku synohet edhe zgjerimi i projekteve të bashkëpunimit.

“Kemi projekte të tjera konkrete në mbështetje të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës”, u shpreh ai.

Të pranishëm në konferencën e ministrit Hasani ishin edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Nevzad Luftiu dhe Rektori i Universitetit të Gjirokastrës, Bektash Mema./tvklan.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera