Lajme

Hasani i Nisma’s uron besimtarët Islam: Le të na shërbej Ramazani si muaj i paqes dhe dashurisë

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 26 May 2017

Nesër, myslimanët anekënd botës nisin agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit.

Me këtë rast, kandidati për deputetë nga radhët e Nisma për Kosovën, Bajram Hasani ,ka uruar që besimtarët ta jetojnë këtë muaj me të gjitha mirësitë e begatitë e tij.

Hasani në profilin e tij social në ‘Facebook’, ka uruar që ky muaj të shërbej për paqe dhe dashuri.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Hasanit:

Të dashur qytetarë, nesër besimtarët islam fillojnë muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ky muaj bart me vete paqe, dashuri, solidaritet. Urime të gjithë agjëruesve ky muaj i shenjtë.

Le të na shërbejë Ramazani për më shumë dashuri në mes vete, për më shumë solidaritet e ndihmë vëllazërore.

Uroj që të keni një agjërim sa më të lehtë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera