Lajme

Hasani: Nëse Kushtetuesja anulon mandatet e dy deputetëve, presidentja Osmani duhet ta dorëzojë mandatin

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 18 April 2023

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar sonte se nëse Kushtetuesja vendos në favor të dy ish-deputetëve, Veton Berisha dhe Albert Kinolli, të cilët ishin ankuar me pretendimin se Lista Serbe ka manipuluar me vota në zgjedhjet e fundit parlamentare, atëherë presidentja Vjosa Osmani duhet të japë dorëheqje.

Dy deputetët, zgjedhja e të cilëve është kontestuar në Kushtetuese, kishin qenë prezentë në seancën e votimit të presidentes Vjosa Osmani, duke ia bërë kuorumin procesit të votimit.

“Kjo është ankesë individuale, ka raste procedura kur një palë private e konstaton një ligj dhe mundet dispozita e atij ligji me u anulue. Ose pasi të hyn në fuqi, efekti është i njëjtë. Këtu ëstë situata e njëjtë me këtë, nëse shkohet në anulim të vendimit. Ato mandate anulohen dhe iu njihet e drejta këtyre. Me rregull ish dasht me i fitu, me u anulu dy mandate”, tha ai në Klan Kosova.

-Advertisement-

Nëse vendimi i Kushtetueses merret pasi të kryhet legjislatura e Kuvendit të Kosovës, Berisha e Kinolli duhet kompensohen, vijoi Hasani.

“Gjykata Kushtetuese nuk japin kompensim, përjashtim në Amerikën Latine. Me atë vendim ata munden me u kompensu në procedurë të rregullt për dëin që iu ka shkaktuar.  Nëse anulohen mandatet, ti duhesh me ia kompensu”, tha ai.

Ai foli edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentes Vjosa Osmani. Hasani u shpreh se nëse anulohet vendimi për zgjedhjen e dy deputetëve të Kosovës, atëherë presidentja Osmani duhet ta dorëzojë mandatin dhe procesi të kthehet në pikën zero.

‘Nëse vjen deri te anulimi, nëse në raundin e parë dhe të dytë ekzistojnë dy aktgjykime në rasitn pacolli dhe thaci që kërkojnë sic e thotëKushtetueta, në kuti 80 persona, vetëm në herën e tretë ka ndryshuar standardi, unë s’jam pajtuar, por për këtë që po flasim e ka krijuar këtë standard”, shtoi Hasani.

Për kah aspekti i efekteve juridike nuk ka asnjë dallim prej rastit të ish-presidentit Behgjec Pacolli, tregoi Hasani.

‘Me automatizëm, nëe anulohet vendimi për zgjedhjen e dy deputetëve, nuk diskutohet që duhet me dorëzu mandatin dhe të kthehet procesi në pikën zero. Interpretim tjetër nuk mund të ketë”, deklaroi ai sonte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera