Lajme

Hasani: Ndarja territoriale do të shkaktonte dhunë në jug të lumit Ibër

Autori: Gazeta inFokus 07:10 | 31 January 2019

Ish-kryetari i Gjykatës, Enver Hasani, ka thënë se ndryshimi i kufijve nuk përbën rrugë drejt paqes.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka komentuar zërat për një shkëmbim të mundshëm territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare për paqe mes dy vendeve.

Ai ka thënë se ndryshimi i kufijve nuk përbën rrugë drejt paqes.

-Advertisement-

Hasani ka vlerësuar në emisionin “DPT ”, se ndarja e Kosovës do të sillte gjakderdhje.

“Ndarja territoriale do të shkaktonte dhunë në jug të lumit Ibër”, ka parashikuar Hasani.

Ai e ka vlerësuar “naivitet” të supozuarit se shkëmbimi i territoreve do të çonte drejt një zgjidhjeje afatgjate.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera