Lajme

Hasani komenton flamurin e Rugovës që Osmani vendosi në Presidencë: Është gabim

Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 07 April 2021

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka komentuar vendosjen e flamurit dardan në Presidencë.

Hasani në Pressing të T7 tha se ai është flamur historik dhe vendosja e tij në Presidencë është gabim.

“Vjosa Osmani ka të drejtë ta mbajë flamurin e Rugovës kudo privatisht, por assesi në Presidencë”

“Unë mendoj që është gabim se nuk është përcaktim ligjor dhe kushtetues. Ai është flamur historik, ai duhet ta ketë diku vendin si antikitet që kur vijnë mysafirët e jashtëm me ju shpjegu si ka qenë historia e tij. Atë flamur i cili ka qenë fuqi mobilizuese e pjesës dërrmuese të shqiptarëve të Kosovës në vitet më të vështira të mbijetesës por që me kalimin e kohës është ndryshuar”, ka thënë Hasani.

“Pa asnjë diskutim është gabim, sepse përçon mesazhe politike. Atë flamur e kanë trashëgu vetëm një pjesë e spektrit politik”, tha Hasani.

Të tjera