Lajme

Hasani fton qytetarët e Shqipërisë që ta vizitojnë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 01 June 2018

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, sot ka pritur kryetarin e bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Ministri Hasani tha se me kryebashkiakun e Vlorës kanë biseduar për turizëm dhe çështje me interes për të dyja vendet.

Ndërsa për politika tregtare, ministri Hasani ka thënë se Kosova ka ecur mjaft në politikat e saj dhe në fushën e legjislacionit për investime, edhe pse sipas tij, me Shqipërinë është një disbalanc tregtar.

-Advertisement-

“Edhe Kosova ka shumë bukuri natyrore, shteti shqiptar e ka detin, por edhe ne kemi shumë zona turistike siç janë Brezovica, Boga dhe shumë të tjera që mendojë se duhet t’i vizitojnë për shkak të natyrës, lartësisë mbi detare që ka krijuar Zoti. Kjo ndoshta mundet me qenë e mangët nga shteti shqiptar dhe kërkesë e imja dhe kryetarit të bashkisë, sepse është si ide që të bëhet më tepër lëvizje në mes qytetarëve të Shqipërisë që ta vizitojnë më tepër Kosovën. Ishte një ide që të fillojmë nga bashkia e Vlorës që edhe nxënësit, studentët të vizitojnë më tepër Kosovën dhe t’i shijojnë bukuritë natyrore”, tha Hasani.

Ai shtoi se bregdeti shqiptar është destinacioni i kosovarëve për pushime.

Ndërsa, Dritan Leli tha se ka gjetur një partneritet në fushën e turizmit me ministrin Hasani dhe tha se pa shkëmbim në mes këtyre vendeve nuk do të mund të krijohet biznes fare.

Sipas tij, industria, tregtia, biznesi dhe turizmi janë të gjitha të lidhura, dhe duke njohur traditën shqiptare edhe urat e bashkëpunimit komunikimit bëhen më të forta.

“Më vjen mirë që Qeveria e Kosovës në bazë të një urdhërese bënë që të gjithë studentët, të gjithë nxënësit e shkollave të shkojnë dhe të vizitojnë trojet shqiptare për një javë në vit, unë i shpreha gatishmërinë time personale që do të transmetojë në të gjithë institucionet arsimore në territorin e bashkisë se Vlorës, një praktikë e tillë të filloi të aplikohet për të gjithë nxënësit mësojnë ën Vlorë. Mendojë se të shkëmbejmë mesazhe bashkëpunimi historik është absolutisht detyra që duhet të bëjnë brezat për të qenë pranë njëri tjetrit”, deklaroi Leli.

Kryetari i bashkisë së Vlorës ka ftuar qytetarët e Kosovës që ta vizitojnë bregdetin e Shqipërisë, veçanërisht bukuritë e Vlorës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera