Lajme

Hasani: Demaj gënjeu kundër meje

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 16 May 2018

Ish–rektori i Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani pas lirimit nga akuzat për mashtrim në detyrë, ka akuzuar rektorin e UP-së, Ma  për Marjan Demaj deklaratë të rreme, shkruan Infokusi.com.

Hasani përmes një postimi në ‘facebook’ ka shkruar se gjithashtu se deklarata e Demajt është dhënë  nën kërcënim dhe për mbyllje të hajnisë ordinere .

‘Nuk mbahet mend që një profesor, lëre më një rektor, të ketë shërbyer si dëshmitar kundër një profesori apo kundër një rektori tjetër’, ka shkruar ndër të tjera ish-rektori I UP-së.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e tij.


Të martën, Gjykata e Apelit të Kosovës e ka liruar nga akuza e mashtrimit në detyrë ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës.

Në tetor të vitit të kaluar, Enver Hasani ishte gjetur fajtor dhe dënuar me 1 vit burg me kusht për periudhën e verifikimit dy vjet, ndërsa mbrojtja e të akuzuarve kishte ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera