Lajme

Hasani: Deklarata të shëmtuara, Kuvendi e as Qeveria s’mund të bëjnë vlerësimin e organeve gjyqësore

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 17 September 2022

Deklarata e fundit të Qeverisë e për sistemin e drejtësisë, i ka komentuar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori Universitar, Enver Hasani.

Ai ka thënë se deklaratat e tilla janë të shëmtuara dhe të papranueshme.

“Pushtetet janë të ndara, as Kuvendi që ka ndodhur për fat të keq në të kaluarën, e as ekzekutivi nuk mund të bëjnë vlerësimin e punës së organeve gjyqësore”, tha ai.

-Advertisement-

Ai shtoi se kur ekzekutivi vlerëson punën e prokurorisë e gjyqësorit pa i ditur rrethanat dhe pa bër ndonjë hulumtim.

Sipas tij, Kuvendi dhe Qeveri duhet të hapin debat për fenomenet si dhuna, vrasjet, narkotikët por jo të bëjnë vlerësime.

“Është e papranueshme me dalë në televizor dhe me përmend me emra siç ishte para do ditë në rastin e vrasjes së tani të ndjerit Astrit Dehari. Sepse ajo është vetëgjyqësi, ftesë për linçim publik të njerëzve. Sepse njerëzit mund të vriten për atë punë, ti bon krim sepse është nxitje”, ka thënë Hasani./BetimiperDrejtësi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera