Lajme

Hasani: Besoj fuqishëm se “ndërmarrja e përbashkët kriminale” nuk mund të vërtetohet nga Specialja

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 18 April 2023

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur mbi procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Hasani është shprehur i bindur se Gjykata Speciale nuk do të mund ta vërtetojë të ashtuquajturën “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

“Unë besoj se dëshmitarët nuk po mbulohen për t’i ruajtur ata, por sepse pritjet e organit të akuzës nuk janë siç kanë besuar dhe unë besoj, në bazë të atyre që janë publike, që kurrë nuk do të mund ta vërtetojnë në asnjë formë atë që po quhet ndërmarrje e përbashkët kriminale, në asnjë asnjë prej tri formave nuk do të mund të dëshmohet kontinuiteti.  Në “ndërmarrjen e përbashkët kriminale” nuk mund ta dëshmosh qëllimin kriminal me faktin që unë dhe ti kemi qenë shokë qe 30 vjet.”, tha ai në Rubikon.

“Të gjithë ne kemi qenë këtu, e dimë çfarë strukture represive ka pasur, pastaj ka dy standarde, ka qenë rasti i Limajt dhe Haradinajt, ka qenë pragu i shtëpisë siç thoshte Ibrahim Rugova, përgjegjësia individuale pastaj është tjetër temë, ajo është përgjegjësi që dëshmohet në mënyra tjera”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera