Hasani: 50 kanale televizive operojnë ilegalisht në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
16:16 | 22 June 2018
Bordi i Komisionit të Pavarur për Media sot ka raportuar para Komisionit për Administratë Publike për vitin 2017, ku u tha se KPM nuk ka pasur shumë aktivitete, por megjithatë, janë bërë punë të rëndësishme për procesin e digjitalizimit, i cili është tërhequr zvarrë qe shumë kohë por që do t’i vije fundi edhe kësaj teme.
Anëtari i Bordit të KPM-së, Xhemajl Krasniqi, ndër të tjera ka veçuar se për vitin e kaluar në procesin e zgjedhjeve disa media në Kosovë janë gjobitur me mjete financiare me mijëra euro për shkelje të Kodit të Etikës për ofruesit e shërbimeve mediale.
Ai ka thënë se KPM ka për synim vënien nën kontroll të mediave elektronike, veçanërisht portalet.
“Nga ky bashkëpunim që rrjedh nga këto komunikime me rregullator të ndryshëm, një çështje që është shumë me rëndësi për ne që sigurisht nuk e kemi shkruar në objektivat për këtë vit, por që mendojmë se është e nxehtë për ne, është çështja e rregullimit të mediave elektronike që ne po i quajmë portale. Në këtë frymë Austria dhe Kroacia janë dy shtete të cilat kanë ecur më së shumti për para, por posaçërisht Austria”, ka thënë Xhemajli.
Kryetari komisionit për Administratë Pulike Nait Hasani, ka thënë se KPM ka për obligim ta bëjë edukrimin medial në kuptimin pozitiv dhe jo të merret vetëm me gjoba për fushata zgjedhore.
“Vetëm pesë kanale kanë licencë, 50 të tjerë janë ilegalë që operojnë në Kosovë. Cilat janë masat që janë marrë? Ju jeni marrë me masat dhe gjobat vetëm për fushata zgjedhore me na penguar neve në zgjedhje, do të thotë asnjë veprim tjetër nuk e keni marrë. Asnjë herë nuk është rregualluar kjo cështja e IPTV-ve”, ka thënë Hasani.
Edhe anëtarja e komisonit, Xhevahire Izmaku ka pasur vërejtje në raportin e KPM-së, ku me shumicë votash është vendosur që raporti duhet të kthehet për plotësim sërish nga ana e KPM-së.
Edhe bordi i RTK ka raportuar për punën një vjeçare sot para komisonit për punën e trasmetuesit publik.
Kryetarja e Bordit të RTK-së, Afërdita Maliqi ka thënë se bordi në bazë të mandatit e ka shqyrtuar dhe përcjellë me kohë në Kuvendin e Kosovës, raportin vjetorë të punës për vitin 2017.
Këtij raporti sipas saj, i janë bashkëngjitë edhe pasqyrat financiare të audituara nga auditori i jashtëm i pavarur, ashtu siç parashihet me Ligjin e RTK-së.
Ajo ka siguruar se bordi dhe menaxhmenti kanë arritur që në mënyrë racionale ta shpenzojnë buxhetin, që nuk është bërë asnjë tejkalim buxhetor, por është përmbajtur në kufijtë buxhetor.
“Në këtë raport janë të paraqitura të gjitha aktivitetet e transmetuesit publik për vitin 2017, duke përfshirë punën e organeve drejtuese, njësive, si dhe sektorëve të shërbimeve të përbashkëta të transmetuesit publik. RTK gjatë vitit raportues është përpjekur maksimalisht që t’i fuqizojë standardet dhe parimet gazetareske dhe në mënyrë të vazhdueshme ka zhvilluar dhe promovuar vlerat dhe parimet universal si saktësia, paanshmëria, besueshmëria e shumë parime të tjera të cilat janë vlera themelore mbi të cilat funksionon një transmetues publik”, ka thënë Maliqi.
Ajo ka shtua se në vazhdimësi kanë potencuar se buxheti aktual nuk është zhvillimor, sepse RTK-ja ka nevojë për investime të shumta, sidomos në teknologji.
Maliqi tha se ndërtimi i objektit të ri të RTK-së do t’i jepte fund të gjitha problemeve logjistike.
Edhe Xhevahire Izmaku, anëtare e komisionit, ka shprehur vlerësimet dhe vërejtjet e saj, mirëpo ka uruar kalimin në parim të ligjit të ri për RTK, i cili sipas saj, do të largojë dyshimet që RTK është e ndikuar.
“Meqenëse mënyra e financimit e keni pengesë dhe deri tani nuk kemi arrit me tejkaluar, po shpresojmë që ka me u miratuar dhe kemi me larguar një herë e përgjithmonë përshtypjet që RTK është i ndikuar, dhe keni me pasur këtë mundësi”, theksoi Izmaku.
Ndërsa, deputetët të tjerë ngritën çështjet e zhvillimit të RTK-së në aspektin e kanaleve dhe shërbimeve./

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...


































