Lajme

Hasangjekaj: Nuk ka bir nane që dikush e gjen një librezë që kam qenë anëtar i një partie politike

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 10 May 2023

Ish eprori i lartë i FARK-ut, Skender Hasangjekaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se është mëkat se si ende ka ndarje në popull rreth interpretimit të kohës së luftës.

Hasanagjekaj, thotë se nuk i është bashkuar asnjëherë asnjë partie politike, pasi ka dashur të jap shembull se ushtarët kanë qëndruar mbi politikën dhe kanë përfaqësuar popullin.

Ai është treguar emocional gjatë kohës kur ka thënë se nuk përfaqëson asnjë parti.

-Advertisement-

“Nuk ka bir nane që dikush e gjen një librezë që kam qenë anëtar i një partie politike”, ka thënë ai.

“E dija se sapo të bëhesha anëtar i një partie do të bëhesha kundër atyre të partisë tjetër. Nuk doja”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera