Harta e krimit në Shqipëri, zbulohen 40 grupet mafioze në vend
Autori: Gazeta inFokus 08:54 | 29 November 2017
Strukturat e Task Forcës së ngritur në zbatim të planit operacional “Forca e Ligjit”, kanë zbuluar 40 grupet kryesore kriminale, që veprojnë aktualisht në Shqipëri. forca e ligjit fier
Kur kanë kaluar 3 javë nga nisja e këtij operacioni, që mbështetet edhe nga ekspertë të FBI, tashmë Policia ka një hartë me pikat strategjike ku janë evidentuar grupet kriminale. Në bazë të këtij studimi, rezulton që qyteti më problematik është Durrësi. Burimet thonë se vetëm në Durrës e Shijak janë evidentuar të paktën 7 grupe kriminale.
Vendin e dytë e mban Vlora me 5 grupe kriminale e më pas Elbasani. Tirana, edhe pse qytet me një dinamikë të ngjeshur dhe një numër të lartë popullsie, nuk rezulton problematike në këtë drejtim.
Prej vitesh, në kryeqytet janë evidentuar dy grupe kriminale, të cilat për momentin nuk janë aktive, pasi anëtarët e tyre janë goditur herë pas here nga Policia. Sa i përket fushës që këto grupe kryejnë veprimtarinë e jashtëligjshme, dominon kultivimi dhe trafikimi i drogës, në 53 për qind të rasteve.
GRUPET KRIMINALE
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, janë skeduar bandat kryesore kriminale në vend, që deri tani janë identifikuar 40 më të rëndë- sishme. Veprimtaria e tyre shtrihet kryesisht në drejtim të kultivimit e trafikimit të drogës, vjedhjeve, por edhe krimeve të rënda si vrasje, gjobëvënie e pengmarrje.
Task Forca Qendrore dhe ato rajonale të ngritura në kuadër të këtij plani operacional, tashmë kanë në dorë emra konkretë personash dhe pasuritë e tyre. Vetëm në Durrës dhe Shijak janë të paktën 7 grupe kriminale aktive. Vlora renditet e dyta me të paktën 5 grupe kriminale, që dyshohet se aktivitetin e kanë të shtrirë edhe përtej detit.
Elbasani është një tjetër pikë e nxehtë, me të paktën 3 grupe kriminale që janë të skeduara ndër vite në dosjet e Policisë. Po kaq grupe ka edhe Shkodra dhe Fieri, por në këto dy qarqe, Policia thotë se ka goditur nga një grup. Korça, Kukë- si, Berati, Lezha, Gjirokastra dhe Dibra duket se ende nuk kanë ndonjë grup të identifikuar në kuadër të këtij operacioni.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, 53 % e grupeve kriminale merren me kultivim dhe trafikim narkotikësh, 11 % me trafiqe të paligjshme, 18 % me krime të rënda si vrasje dhe pengmarrje dhe 18 % me krim ekonomik.
BASHKEPUNIMI
Një mbështetje e vazhdueshme e specializuar për Policinë e Shtetit, në lidhje me operacionin “Forca e Ligjit”, do të ofrohet nga agjenti Special i FBI-së, Mark Newhouse, i cili ka një përvojë të spikatur në drejtim të hetimit të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.
I pranishëm, përkohësisht, do të jetë edhe drejtuesi i FBI për Europën Juglindore, Jack Liao. Forca e Ligjit” do të kenë edhe mbështetjen e Hubertus Hoffmann, eskpert i Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë, me një përvojë të konsoliduar ndërkombëtare në luftë kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogave.
Së shpejti do të mbërrijë dhe qëndrojë për një kohë të gjatë koordinatorja e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Ballkanin Perëndimor, në Ministrinë e Brendshme Britanike, Sarah McAveety.
Gjithashtu, skuadrës do t’i bashkohen edhe dy ekspertë të posaçëm të Guardia di Finanza e Interforza. /panorama/
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...