Sport

Harta e Krimesë bëhet problem, Ukraina e detyruar të modifikojë fanellën për Euro 2020!

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 10 June 2021

UEFA i imponon Ukrainës që të modifikojë fanellën e Kombëtares që do të marrë pjesë në Europian.

Një vendim ky i marrë pas protestave të Rusisë që e konsideronte fanellën e Ukrainas politike. Çështja ishte kthyer në diplomatike pasi në fanellën e Ukrainës ishte dhe harta e vendit ku ishte përfshirë dhe rajoni i Krimesë, që edhe pse jo zyrtarisht është aneksuar nga Rusia në vitin 2014, duke e kthyer rajonin në një zonë luftimesh.

Më herët trajneri i Ukrainës, ish-sulmuesi legjendar Andrij Shevcenko kishte deklaruar se nuk kishte asnjë kontradiktë në lidhje me fanellën e vendit të tij, duke këmbëgulur se ajo ishte pavarur nga UEFA, por organizmi madhor i futbollit kontinental tani ndan të njëjtin mendim me Moskën, duke e konsideruar politik edhe slloganin, “Lavdi për heronjtë tanë” që është në fanellën ukrainase, duke mos cituar gjithsesi çështjen e hartës.

-Advertisement-

“Pasi kemi zhvilluar një analizë të thelluar, -shpjegon UEFA, -ky sllogan, i përdorur me rastin e rebelimit popullor anti-rus në 2014-ën është qartësisht i natyrës politike dhe ndaj duhet tërhequr në lidhje, në prag të ndeshjeve të kompeticioneve të UEFA-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera