Lajme

Harta e Kosovës shfaqet në qiellin e Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 14 August 2018

Një pjesë e reve mbi territorin e Kosovës është shfaqur duke krijuar formë të ngjashme me hartën e shtetit kosovar.

Këtë gjë e ka vërejtur ish-presidenti shqiptar, Bujar Nishani, i cili e ka publikuar këtë pamje me një kërkesë.

Sipas ish-presidentit, kjo pamje është mbi qiellin e Kosovës, dhe, sipas tij, kjo gjë është “shkrim me dorë të Zotit”, andaj ai ka kërkuar të respektohet.
“Kjo pamje është mbi qiell të Kosovës. ‘Edhe Zoti e shkroi me dorë të vetë’. Respektojeni!”, ka shkruar Nishani.

-Advertisement-

Ndërkohë, Nishani nuk ka treguar se kur është realizuar kjo fotografi dhe nuk ka dhënë detaje të tjera për vendin ku është realizuar.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy