Rozë

Harry e Meghan duan që fëmija që presin të jetë vajzë

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 22 October 2018

Duka i Saseks 34 vjeç dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle, 37, javën e shkuar ishin në Australi, në vizitën e parë të përbashkët në kuadër të familjes mbretërore.

Disa orë përpara se të arrinin, Pallati Kensington njoftoi se ata presin fëmijën e parë në pranverë.

Pas një jave të lodhshme, Pallati njoftoi se Dukesha e Saseks do të reduktonte agjendën e saj.

-Advertisement-

Të dielën ajo mori pjesë në dy aktivitete, por në një tjetër Harry shkoi vetëm.

Një grua e pranishme në aktivitet i tha se shpresonte që fëmija të jetë vajzë, dhe Harry u përgjigj: “Edhe unë”, ndërsa biseda u publikua dhe në Instagram.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera