Shëndetësi

Harrojini testet e dhimbshme të gjakut, shkencëtarët shpikin metoden e re vetëm përmes një fotoje

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 25 May 2020

Kjo metodë e re vlerëson nivelin e hemoglobinës në gjak përmes një fotoje të syve.

Kryerja e testimit pa tërhequr gjak, zvogëlon nevojën për të qenë prezent në një laboratur dhe monitorimi i pacientëve bëhet lehtësisht në distancë.

Udhëheqësi i studimit, profesori Young Kim, nga Universiteti Purdue, është shprehur: “Qasja jonë e re lejon testimin e hemoglobinës duke ruajtur distancën me pacientët. Kjo metodë zbulon aneminë, dëmtimin akut të veshkave dhe hemorogjive, vlerëson çrregullimet e gjakut si është anemia e qelizave drapore. Pandemia e Covid-19 ka rritur në masë të madhe ndërgjegjësimin për nevojën për shërbime të zgjeruara të shëndetit dhe telemjekësisë”.

-Advertisement-

Profesori Kim dhe kolegët e tij nga Universiteti i Indianapolis, po përdorin programe kompjuterike për të shndërruar një fotografi në një imazh hipersспеektral që mat me besueshmëri nivelet e hemoglobinës pa patur nevojë për ndonjë modifikim ose pajisje shtesë.

Profesori Kim tha: “Kjo teknologji e re mund të jetë shumë e dobishme për zbulimin e anemisë, e cila karakterizohet nga nivele të ulëta të hemoglobinës në gjak. Ky është një problem i madh i shëndetit publik në vendet në zhvillim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera