Lifestyle

Harroi ‘passwordin’ e kuletës ku ka 220 milionë dollarë Bitcoin

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 15 January 2021

Një posedues i Bitcoin ka vetëm dy tentime të mbetura për ta gjetur fjalëkalimin e pasurisë së tij, që vlen rreth 220 milionë dollarë.

Stefan Thomas, një programer gjerman që jeton në San Francisko, ka harruar fjalëkalimin e një ‘smartdrive’ të njohur si IronKey. IronKey u jep përdoruesve 10 tentime për ta dhënë fjalëkalimin, para se ta bllokojë përgjithmonë atë që gjendet brenda tij, transmeton Lajmi.net.

Dhe kjo është ajo që i ndodhi Thomasit, i cili e humbi fjalëkalimin e tij vite më parë, të cilin e kishte shkruar me një copë letër. Prej atëherë, ai ka provuar tetë herë ta qëllojë fjalëkalimin, por asnjë nga tentimet nuk ka qenë e suksesshme.

-Advertisement-

Kjo do të thotë se ai ka vetëm dy tentime të mbetura, para se ta humbasë pasurinë e tij përgjithmonë. Duke folur për New York Times, ai tha: “Shtrihesha në shtrat dhe mendoja për të. Pastaj shkoja tek kompjuteri me një strategji të re, dhe nuk funksiononte, dhe pikëllohesha përsëri”.

Thomas tha se Bitcoin e tërhoqi atë për shkak se kjo monedhë qëndronte larg kontrollit të bankave ose shtetit. Ai kishte marrë 7,002 bitcoinë në vitin 2011 gjatë kohës sa ishte në Zvicër, nga një posedues i Bitcoin pasi bëri një video informuese rreth kriptovalutës.

Por, ai humbi fjalëkalimin digjital të kuletës ku mbante Bitcoin dhe nga atëherë ai nuk ka pasur më qasje aty.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera