“Harrohen” temat e mëdha
Autori: Gazeta inFokus
22:56 | 07 January 2018
Përderisa tash e disa kohë kjo qeveri ka kaluar 100 ditëshin e qeverisjes, të gjitha këto tema duket se kanë mbetur ende në sirtarë.
Demarkacioni vazhdon të mbetet problematik dhe me gjasë nuk do të ketë vota për miratim në Kuvend, çka do të sjellë edhe pengesë në liberalizimin e vizave.
E Ushtria pa përkrahjen e Listës Serbe gjithashtu duket larg. Se tema e transformimit të FSK-së ende është në pritje, e tha edhe vet Haradinaj që dje konfirmoi se me serbët nuk ka pasur diskutime për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovë.
Duke parë këto zhvillime, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri thotë për lajmi.net se me këtë qeveri nuk priten vendime të mëdha dhe as ndryshime pozitive.
Ajo ka thënë se LDK-ja po punon që të mos ketë regres, pasi qeveria Haradinaj po ndërmerr “veprime avantureske”.
“Në bazë të realitetit dhe të veprimeve të kësaj qeverie shohim se nuk kemi absolutisht të drejtë të presim vendimeve të mëdha dhe ndryshime të mëdha pozitive. Ne si LDK po punojmë që vendi të mos ketë regres prapa, sepse e shhoim qe kjo qeveri ka veprime avantureske dhe që janë të rrezikshme për vendin, prandaj tashmë jemi në një situatë të paprashikuara”, ka thënë deputetja e LDK-së.
Gaxherri thekson se vendi do të shkojë në zgjedhje shumë shpejt, pasi udhëheqja aktuale po rrezikon vendin.
“E kemi ditur se ky kombinim është shumë i dëmshëm për vendin, por s’kemi mujt me prit guximin apo mosdijen për me shku deri këtu me marrë vendime të tilla çfarë po përmenden ditëve të fundit. Sinqerisht ne me të drejtë edhe kemi obligim që të punojmë shumë, që vendi të shkojë në zgjedhje sa më shpejtë”, ka thënë Besa Gaxherri.
Të vështirë përfundimin e temave të mëdha po e sheh edhe analisti politik, Imer Mushkolaj.
Ai thotë për lajmi.net se koalicioni ka probleme brenda vetes, çka do të ketë sfidë të përfundojë zgjidhjen e disa çështjeve më të rëndësishme.
“Do të jetë problem, ende nuk janë ballafquar me temat e mëdha, qysh po shihet ata kanë probleme edhe brenda koalicionit të vetë për këto tema, kështu që sbesoj që do të zgjidhen me lehtësi dhe do ta kenë kogja sfidë me i përfundu”, ka thënë analisti politik.
Mushkolaj propozon që për këto tema si Ushtria apo Demarkacioni, duhet të ketë një koncensus me opozitën, gjë për të cilën sipas tij Haradinaj ende nuk ka treguar vullnet.
“Nuk është e mundshme që këto tema me u përfundu nëse nuk gjindet një koncesus me opozitën por qysh po shihet deri tash qeveria Haradinaj nuk e ka treguar vullnetin e gjithpërfshirjes mirëpo ende është në fillime dhe po pret se çfarë do të ndodhë. Qeveria duhet të marrë iniciative serioze, bashkë me opozitën të zgjidhë këto tema, përndryshe do të jetë shumë e vështirë”, përfundon Imer Mushkolaj.
Ndryshe, partitë opozitare vazhdimisht po paralajmërojnë se qeveria Haradinaj ka gjasa të rrëzohet në pranverë.
E Haradinaj ditë më parë në një intervistë për lajmi.net ka thënë se për aq kohë sa është në pushtet, do të punojë vetëm për të mirën e qytetarëve.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
































