Lajme

Hardinaj: Nuk ka mik më të mirë e armik më të keq se FSK’ja

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 14 December 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj ka cituar sekretarin amerikan të Mbrojtjes për të përshkruar FSK’në, tash ushtria e Kosovës.

Haradinaj në fjalën e tij në ceremoninë e parakalimit të trupave të FSK’së në kazermën Adem Jashari, foli për ushtrinë e Kosovës, për të cilën Kuvendi sot miratoi pakon e projektligjeve.

Kryeminsitri citoi Mattisin, i cili ka thënë për marinsat amerikanë “se nuk ka miq më të mirë, nuk ka ka armiq më të këqij”.

-Advertisement-

Të njëjtën frazë e përdori për ta përshkruar ushtrinë e Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Nuk ka mik më të mirë se FSK’ja, nuk ka armik më të keq se FSK’ja”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ai tutje ka treguar se FSK dëshiron partneritet me secilën ushtri të rajonit dhe edhe me atë të Serbisë.

“Ftojmë për partneritet ushtritë e rajonit. Dëshirojmë që të kemi partneritet për paqe edhe me ushtrinë e Serbisë”, ka thënë Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera