Lajme

Hardainaj kritikon opozitën: Nuk dini të bëni as opozitë

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 13 March 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit ka kritikuar partitë opozitare për temat që po sjellin në Kuvend me arsyetimin se nuk janë aktuale ndërsa ai dhe ministrat kanë punë të tjera më të rëndësishme rreth çështjeve aktuale me të cilat po përballet Kosova, tranmseton Infokusi.com.

‘Tani kërkojnë debat për ditshin, që është harru ajo temë e nuk kërkojnë debat për temë të menjëhershëm me të cilën po përballen qytetarët e vendit. Koha është e çmuar dhe është mirë që edhe ministrat me qenë në vendet e tyre të punës përfshi edhe mua, ne kemi provuar me ardhë dhe me e respektu Kuvendin por ka raste kur temat nuk janë adekuate dhe me rendësi dhe po ua humbin kohën me tema jo adekuate’, ka thënë Haradinaj.

Ai madje ka thënë se edhe të bërit opozite ka një standard të cilin partitë në Kosovë nuk po e respektojnë.

-Advertisement-

‘Duhet ta kuptojnë partitë opozitare që edhe për të bërë opozitarizëm eksiton një standard që duhet praktikuar. Për temat e sotme i kemi bërë shpjegimet e nevojshme dhe e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese’, ka përfunduar Haradinaj.

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të mbahet në mungesë të kuorumit ndërsa në të planifikohej të votoheshin dhe të diskutoheshin për katër pika të rendit të ditës.

Shfuqizimin e vendimit nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, procedimi i projektligjit për pagat në Kuvendin e Kosovës, heqja e kategorizimit sipas moshës për pagën minimale dhe përshtatja e saj të bëhet në baza vjetore dhe lartësia e pagese pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale të për çdo ditë të përshtate në varësi të lëvizjes së çmimeve dhe standardit të jetesës në Kosovë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera