Rozë

Harbim në festën e mbylljes së Big Brother, publikohen pamjet

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 06 July 2017

“Big Brother 9” u mbyll pas tre muajsh me një spektakël final që zgjati deri vonë të shtunën e kaluar, duke shpallur fituesit e “Love Edition”, çiftin e sapomartuar, Danjel dhe Fotini.

Momenti më emocionues ishte ai pas daljes së çiftit romantik Lupçe dhe Katerina, duke shtuar ethet e garës në duelin e fortë mes dy çifteve OlsiFiorentina dhe Danjel-Fotini.

Edhe pse kishte fansa që me pankartat në duar prisnin fitoren e çiftit që ishin shquar për protagonizëm të fortë Olsi e Fiorentina, moderatorja Arbana Osmani pas hapjes së zarfit komunikoi çiftin që kishte arritur të grumbullonte më shumë vota nga publiku, pikërisht Danjelin me Fotininë.

Kjo ishte gjithë pjesa që pamë në ekran, ndërkohë që ju sjellim atmosferën e jashtëzakonshme të festës në mesnatë. Sërish protagonisti kryesor u bë Olsi Klosi, i cili hoqi i pari bluzën për t’u lagur më birra, shembull që e ndoqën më pas djemtë e tjerë, mes të cilëve: Ervini, Musa, Benardi etj. Në këtë edicion të “Big Brother” të etiketuar si edicioni i dashurisë, 13 çifte garuan për çekun prej 100 milionë lekësh.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera