Lajme

Haraqija s’e pranon humbjen e LDK’së në Podujevë: Figurat e VV’së janë të LDK’së

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 30 November 2020

Anëtari i LDK’së Astrit Haraqija nuk mendon se Lidhja Demokratike e Kosovës humbi dje zgjedhjet në komunën e Podujevës. Shpejtim Bulliqi i VV’së u zgjodh dje kryetar komune me mbi 50 për qind të votave.

Bulliqi ishte për shumë vjet anëtar i LDK’së

“LDK’ja e ka mujt veç LDK’në për arsye se njoh të gjitha strukturat…Të gjitha këto figura që kanë aderuar në Vetëvendosje janë 80 për qind të LDK’së. Për atë po them që LDK’ja e ka mujt vetëm LDK’në”, tha Haraqija në emisionin Pressing në T7.

-Advertisement-

“Për mua LDK’ja nuk po tkurret. LDK’së duhet me ja ndezë motorat . LDK’ja bjen por prapë se prapë ka themel”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera