Lajme

Haraqija: PAN-it i takon ta formojë qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 21 June 2017

Astrit Haraqija, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se sipas rezultateve zgjedhore, ende të pacertifikuara, e drejta për formimin e qeverisë i takon koalicionit PDK-AAK-NISMA.

Ai ka thënë se nga këto zgjedhje si parti kanë humbur Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa të gjitha të tjerat kanë fituar, njofton Klan Kosova.

“Situata aktualisht thotë se PAN-i duhet t’i formojë institucionet. Sipas rezultateve zgjedhore PAN-it i takon ta formojë qeverinë. Duhet të bisedohet dhe të arrihet në rezultat”.

-Advertisement-

“Populli është i mrekullueshëm. Udhëheqja është e keqe. Me këtë popull duhet të bisedohet. Nuk është në rregull që ai të mashtrohet”.

“PDK-ja dhe LDK-ja janë humbëse të këtyre zgjedhjeve. Të gjitha partitë tjera kanë fituar. Nga ana tjetër, fitues i zgjedhjeve si koalicion është PAN-i. Në pozitën e dytë Vetëvendosje, ndërsa në të tretën LDK-AKR”. /klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera