Lajme

Haraqija: LDK të shkojë në opozitë, të bëhen bashkë VV-PDK

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 03 December 2019

Ish-Ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqija, ka dhënë parashikimin e tij lidhur me qeverinë e ardhëshme.

Ai ka thënë se Hashim Thaçi do ta determinojë nëse do të bëhet koalicioni Vetëvendosje-LDK, shkruan gazeta inFokus.

Haraqija, ka thënë se në një situatë të tillë po të ishte vetë ai në strukturat e LDK-së, sugjerimi i tijë do të ishte që kjo parti të qëndronte në opozitë.

-Advertisement-

“Më mirë LDK të qëndrojë në opozitë dhe të lejojë familjarët të bëhen bashkë. Dihet se Vetëvendosje është “pjellë” e PDK-së. LDK ka kohë të mbajë reforma e të bëjë regjistrimin e partisë”, ka thënë Haraqija në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Haraqija ka dhënë një supozim, ku sipas tijë do të ishte e udhës që të bëheshin dy blloqe politike.

Vetëvendosje të bashkohej me PDK-në, ndërsa LDK-së t’i bashkoheshin sërish anatarësia e larguar dhe disa zyrtarë të lartë të AAK-së./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera