Lajme

Haradinaj: Nuk do t‘ia japim më dosjet Speciales

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 17 September 2020

Dosjet të cilat mbërritën dje në selin e Organizatës së Veteranëve të Luftës nuk do të dorëzohen më në Gjykatën Speciale.

Kështu është shprehur nënkryetari i OVL-UCK-së, Nasim Haradinaj, shkruan Gazeta Infokus.

Pra kjo organizata nuk të veproi njëjtë sikurse herën e parë, ku hetuesit e Speciales i morën mbi 4 mijë dosje.

-Advertisement-

“Nëse nuk duan dhunë (zyrtarët e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara) nuk kanë nevojë të vinë këtu. Ai (personi që sjell dosjet) ka thënë sjelli prapë, e ishalla sjell. Ky lloj materiali që po vjen është i mirëseardhur se po e dëshmon atë që e kemi thënë. Ndërkombëtarët, jo të gjithë na e duan të mirën. Këto informacione po rrjedhin si pasojë e dy prokurorëve amerikanë që kanë dhënë dorëheqje pasi e kanë parë se kanë rënë në karremin shtetëror”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se kanë diktuar se janë duke u përgjuar si organizatë kohët e fundit.

“Po përgjohemi edhe mënyra e përgjimit si e bëjnë është amatore. Nuk ka nevojë të përgjohemi krejt tregojmë…”/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera