Lajme

Haradinaj:Ushtria jonë vjen në paqe

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 15 December 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ushtria jonë vjen në paqe dhe propaganda serbe se Kosova do ta përdorë ushtrinë e saj kundër serbëve në Kosovë dhe fqinjëve, është e pabazë.

Sipas tij, Kosova do të qëndrojë në të drejtën e saj për ta mbrojtur veten, shkruan gazeta inFokus.

“Për prestigjiozen “New York Times”, e cila përshkruan në një artikull krijimin e ushtrisë së Kosovës, kam shprehur qëndrimin e qartë se ne nuk kemi zgjidhje tjetër si vend, përveç që të qëndrojmë në të drejtën tonë! Ushtria jonë vjen në paqe dhe propaganda serbe se Kosova do ta përdorë ushtrinë e saj kundër serbëve në Kosovë dhe fqinjëve, është e pabazë. Ushtria e Kosovës është moderne, multietnike dhe është rritur bashkë me partnerët tanë NATO-n e KFOR-in dhe do vazhdojë të qëndrojë në këto vlera”, ka thënë Haradinaj./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera