Lajme

Haradinajt i shkojnë në takim vetëm minoritetet joserbe (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 11 July 2017

Takimi i thirrur nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, rezultoi pa sukses kjo pasi lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai VV-së, Visar Ymeri refuzuan ftesën e tij.

Edhe pse këto takime dështuan të realizoheshin, kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj është duke qëndruar ende në Kuvendin e Kosovës.

Ai është duke pritur në takime konsultative grupet e partive të minoriteteve jo serbe.

-Advertisement-

Këtë e ka bërë të ditur, Avni Arifi, këshilltar i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Ju kemi bërë  ftesë formale me shkrim dhe presim përgjigje me shkrim nga partitë tjera politike shqiptare”, ka thënë Arifi.

 Ndërkaq, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës është parë teksa hynë brenda deputetja e Grupit 6+, Duda Balje./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera