Lajme

Haradinajn nuk e lëkundin presionet për taksën

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 04 February 2019

Presionet ndërkombëtare për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina nuk e kanë zmbrapsur Qeverinë e Kosovës për këtë çështje, përcjell inFokus.

Avni Arifi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka asnjë indikacion ose bazë tjetër që tregon se ka ndryshim në Qeveri sa i përket taksës

Taksa 100% e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina ka bërë që liderët shtetërorë të kenë qëndrime diametralikisht të kundërta për këtë çështje.

-Advertisement-

Kryeparlamentari Kadri Veseli në javën që lamë pas ua ka dorëzuar liderëve të koalicionit qeverisës propozimin e tij me shkrim për pezullimin e taksës për 120 ditë, në mënyrë që të ruhen interesat e Kosovës dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo për dallim nga Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon të jetë i palëkundur për mosheqje të taksës.

Lidhur me këtë shefi i kabinetit të kryeministrit, Avni Arifi, për “Zërin” ka theksuar se nuk ka asnjë indikacion që dërgon në heqje të taksës. “Ne e kemi një qëndrim të Qeverisë, unë si shef i stafit të kryeministrit nuk e kam asnjë indikacion ose bazë tjetër që tregon se ka ndonjë ndryshim në Qeveri sa i përket taksës”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera