Lajme

Haradinaj: Zvicra ka bërë që Kosova të avancojë në gjendjen e ujërave

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 06 December 2017

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, kanë nënshkruar Amendamentin e Parë të Projekt Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës, lidhur me Mbështetjen për Këshillin Ndërministror për Ujëra.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria zvicerane ka bërë një kujdes që Kosova të avancojë në gjendjen e ujërave në tërësi.

Ndërkaq ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, tha se që nga viti 1999, Zvicra ka kontribuuar në sektorin e shërbimeve të ujit me një investim të përgjithshëm prej rreth 70 milion euro dhe ka zotuar po ashtu dhe 30 milion euro të tjera për periudhën 2017-2020 me fokus menaxhimin e burimeve ujore.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera