Lajme

Haradinaj: Zëri i Amerikës ishte zë shprese në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 08 February 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi sot “Zërin e Amerikës” dhe u takua me drejtuesit e tij, drejtorin ekzekutiv të Bordit të Guvernatorëve, John Lansing dhe drejtorin e Divizionit të Euro Azisë së VOA-s, Elez Biberaj.

Kryeministri Haradinaj e vlerësoi lart punën e mediave ndërkombëtare në pasqyrimin e të vërtetës në botë dhe në ndërtimin e standardeve profesionale duke i dhënë fuqi zgjimit demokratik sidomos në Europën Juglindore.

Ai tha se “Zëri i Amerikës” ka qenë një dritare e informimit për Kosovën në të kaluarën, posaçërisht në periudhën e luftës dhe ai sot luan një rol të rëndësishëm në proceset demokratike të Kosovës si dhe në ndërtimin e një shoqërie të zhvilluar dhe tolerante.

-Advertisement-

Kryeministri Haradinaj tha se mediat ndërkombëtare njëkohësisht luajnë një rol të madh dhe ndihmojnë edhe mediat lokale në krijimin e një mjedisi profesional dhe të pavarur.

Drejtori ekzekutiv i Bordit te Guvernatorëve, John Lansing, e mirëpriti kryeministrin Haradinaj dhe e vlerësoi lart bashkëpunimin dhe mbështetjen që i jep medias. Ai foli edhe për ndikimin e VOA-s në botë por edhe në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera