Lajme

Haradinaj: Votimi i Gjykatës Speciale ka qenë gabim i Thaçit, Veselit dhe PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 05 December 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka cilësuar si të gabuar votimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Në një intervistë për OraNeës, ka thënë se këtë gjykatë, sipas tij, AAK në atë kohë s’e ka votuar, pasi që siç ka thënë Haradinaj, e njëjta do të duhej të ndodhej në Kosovë dhe jo në Hagë.

“Po, ka qenë gabim votimi i kësaj gjykate. AAK s’e ka votuar atë. Jemi zotu për me u zbardhur e vërteta, kemi kërkuar që ajo gjykatë të jetë në Kosovë. Votimi i saj ka qenë gabim i Thaçit, Veselit dhe PDK-së. Kosova ka mundur të votojë një gjykatë të tillë, por vetëm në Kosovë. Udhëheqësit atëherë u dorëzuan gabim”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Ai ka thënë se kjo gjykatë s’duhet të luftohet politikisht, derisa ka shtuar se s’i frikësohet asaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera