Lajme

Haradinaj: Vepra e Tahir e Nebih Mehës shërbeu si frymëzim ndër breza për realizimin e ëndrrës sonë shekullore për liri

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 13 May 2023
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot masakrën e Korishës së Prizrenit dhe fshatrave përreth në përvjetorin e saj.

Haradinaj ka kujtuar edhe të rënët në Katund të Ri dhe Fushë Pejës, si dhe zhdukjen e familjes atdhetare Prelvukaj.

“Liria jonë në themel i ka heronjtë e kombit, martirët, gjithë ata që janë flijuar për liri ndër breza. Kujtojmë sot dhjetëra civilë të pafajshëm të vrarë në masakrën e Korishës së Prizrenit dhe fshatrave përreth, ku pushtuesit nuk kursyen as 14 fëmijë të kësaj anë”.

“Kujtojmë të rënët në Katund të Ri dhe Fushë të Pejës. Kujtojmë rënien por dhe humbjen pa gjurmë të anëtarëve të familjes atdhetare Prelvukaj. Bashkëndjejmë me secilën familje që u nda me dhunë nga të dashurit e tyre”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Haradinaj ka kujtuar edhe heroizimin e familjes Meha në Prekaz, në 41-vjetorin e rënies së Tahir e Nebih Mehës.

“Gjithashtu, në 41-vjetorin e rënies, kujtojmë heroizmin e familjes Meha në Prekaz. Me nder e respekt, përulemi para trimërisë së Tahir e Nebih Mehës, që ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave. Emrat e tyre u përjetësuan në historinë tonë, ndërkaq vepra e tyre shërbeu ndër breza si frymëzim për ta realizuar endrrën shekullore për liri, e cila u bë realitet nga trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera