Lajme

Haradinaj vazhdon takimet me kryeqytetasit, sonte takon banorët e Kodrës së Trimave, Kolovicës e Bardhoshit

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 13 October 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka njoftuar se krahas fushatës shtëpi me shtëpi, në respektim të masave anti covid dhe në pergjigje të interesimit të madh të qytetarëve sot me fillim në ora 18:00 do t’i takojë banorët e Kodrës së Trimave, Kolovicës dhe Bardhoshit. Ky takim do të mbahet në ambientet e Shtabit Zgjedhor të AAK-së në Prishtinë, tek Sheshi 21.

Njoftimi i plotë i Haradinajt:

Sot takojmë banorët e Kodrës së Trimave, Kolovicës, dhe Bardhoshit, bashkë me kandidatët për asamble komunale: Valbona Vitija Ajeti, Visar Dili, Naim Rrustemi, Orges Arifi, Arbnora Ajeti, Valbona Ymeri Mehmeti, Muhamet Ahmeti, Dibran Fylli, Adelina Gashi, Xhavit Ahmeti, Ilmi Canolli, Gani Zeqiri dhe Ajla Krasniqi.

-Advertisement-

Shihemi tek zyret e shtabit zgjedhor tek Sheshi 21.

#eparaPrishtina
#punamarë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera