Lajme

Haradinaj uron Zvicrën për ditën e pavarësisë(Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 01 August 2017

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj përmes një postimi në “facebook”ka uruar Zvicrrën në përvjetorin e pavarësisë së saj.

Haradianj ka shkruar se Zvicra ka qenë mbështetëse e Kosovës dhe më shumë së cili do shtet tjetër, është shndërruar në atdheun e dytë për qindra mijëra shqiptarë, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Haradinajt bërë në “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Gjithë respekti e nderi për popullin dhe shtetin Zvicerian, në ditën nacionale të tyre! Një popull e një shtet bujar dhe njëkohësisht ndër mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës dhe të lirisë së saj.

Kjo ditë nacionale e Zvicrës, është një si festë e përbashkët, sepse Zvicra më shumë se cili do shtet tjetër, është shndërruar në atdheun e dytë për qindra mijëra shqiptarë.

Zvicër me fat!”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera