Lajme

Haradinaj uron punëtorët: Paçit ditë më të mira!

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 01 May 2022

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se 1 Maji e gjen Kosovën me të drejta të shkelura të punëtorëve e pa Ligj të Pagave.

Dita e punëtorëve, siç thotë Haradinaj, kosovarët i gjen në një situatë të rëndë, raporton Indeksonline.

Ai thotë që Qeveria duhet ti lërë fjalët e t’iu kthejë dinjitetin punëtorëve.

-Advertisement-

“Urimi im për të gjithë punëtorët e Republikës së Kosovës në këtë 1 Maj është, Paçit ditë më të mira!”, thotë Haradinaj.

“Një Maji, është ajo dita kur punëtorët kërkojnë të drejtat e tyre, e kur pushtetet përpiqen të tregojnë sa shumë kanë punuar për ta. Por, Një Maji Kosovën e gjenë me të drejta të nëpërkëmbura e të shkelura të punëtorëve. Pa Ligj të Pagave, pa rritje të pagave për këto një vit e sa, pa sigurim shëndetësor e pa shtesa të fëmijëve e pa shpresë për ditë më të mira.

Dita e punëtorëve, punëtorët kosovarë i gjenë në një situatë të rëndë. Qindra mijëra punëtorë të sektorit privat pothuaj se janë lënë pasdore, ndërkohë që edhe sektori publik me këtë shtrenjtimin enorm të jetesës, e ka të vështirë ta lidh fillimin me fundin e muajit!

Qeveria duhet t’i lërë fjalët e t’iu kthejë dinjitetin punëtorëve! Urimi im për të gjithë punëtorët e Republikës së Kosovës në këtë 1 Maj është, Paçit ditë më të mira!”, ka shkruar Haradinaj./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera