Lajme

Haradinaj uron Merkelin për mandatin e katërt

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 04 March 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar kancelares gjermane, Angela Merkel, mandatin e katërt në krye të Qeverisë së Gjermanisë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haradinaj i ka shprehur urimet e tij të sinqerta për mandatin e katërt me radhë kancelares Merkel.

“Gjermania gjithmonë ka qenë përkrahëse e fuqishme e pavarësisë së Kosovës, dhe perspektivës euroatlantike të saj. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’a thellojë edhe më shumë marrëdhënien tonë strategjike, sidomos tani me koalicionin e madh gjerman”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Urimi i kryeministrit të Kosovës vjen pas publikimit të lajmit se anëtarët e Partisë Social-Demokrate (SPD) të Gjermanisë i kanë thënë po një koalicioni të madh me Unionin Kristian-Demokrat (CDU) të kancelares Merkel.

Kjo votë e SPD-së i hap rrugën kancelares Angela Merkel që ta drejtojë Qeverinë e re dhe ky do të ishte mandati i katërt me radhë i saj në krye të Qeverisë së ekonomisë më të fuqishme europiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera