Lajme

Haradinaj uron gabimisht kryeministrin ukrainas, ngatërron satirën dhe lajmin

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 21 April 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe këshilltarët e tij kanë dështuar të dallojnë një hajgare nga lajmi i vërtetë. Në fakt, Shefi i Qeverisë kosovarë kishte rënë pre e satirës duke i uruar një humoristi të gjitha si kryeministër i ri i Ukraninës.

Haradinaj i kishte dëshiruar suksese presidentit aktual Petro Poroshenko, por ia kishte huqur kur kishte uruar edhe “Kryeministrin e ardhshëm të Ukrainës, Vovan Luxusov”. Ky i fundit është emër i trilluar nga dy komedian rusë.

Këtë huqje të Kryeministrit e ka zbuluar  gazetari i The Guardianit, Shaun Walker, i cili ka pyetur me habi se si ende politikanët po bien pre e shakave të humoristëve nga Moska Vovan (Alexei Stolyarov) e Lexusov (Vladimir Kuznetsov), transmeton Koha.net.

-Advertisement-

Walker kishte shkruar se Vovan dhe Lexus i kishin thënë Haradinajt se do ta njohin Kosovën nëse ai fiton.

Gazetari i Guardian, i kishte bërë ruajtur postimin e kryeministrit Haradinaj e më pas e kishte hedhur në Twitter.

Sidoqoftë, në disa vende të botës, ka nisur edukimi për media, ku edhe fëmijët i mësojnë të bëjnë dallimin ndërmjet lajmit dhe satirës, faktit nga supozimi. Në këtë grup bëjnë pjesë Franca dhe Australia.

Kjo nuk është hera e parë kur shefat e Qeverive bien pre satirës. Edhe Isa Mustafa e pati lexuar në mbledhje të Qeverisë një tekst të rubrikës “Dosja Pronto” të Kohës Ditore, ku kishte thënë se gazetarët po i montojnë biseda të paqena. Në fakt, biseda e Kryeministrit të atëhershëm me një agjent të AKI’së ishte shkruar në rubrikën satirike “Dosja Pronto”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera