Lajme

Haradinaj uron festën e Pashkëve- Le të na shërbejë kjo ditë e bekuar që ta ngrisim ndjenjën e respektit për të tjerët

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 08 April 2023

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar festën e pashkëve për të gjithë besimtarët katolik.Haradinaj gjithashtu ka uruar shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës.

“Le të na shërbejë kjo ditë e bekuar për besimtarët katolikë, që ta ngrisim ndjenjën e respektit për të tjerët dhe t’ua shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë!

Për ju dhe familjet tuaja, paqe e lumturi, shëndet e harmoni” shrkuan Haradinaj në urimin e tij në Facebook.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

I nderuar Imzot Dodë Gjergji,Të dashur vëllezër dhe motra të besimit katolik dhe gjithë bashkëkombas shqiptarë të krishterë, gëzuar dhe për shumë mot Pashkët!

Gjithashtu, urojmë shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre.Urojmë posaçërisht Atin e Shenjtë, Papa Françeskun dhe bashkëpunëtorët, duke shpresuar për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë.

Le të na shërbejë kjo ditë e bekuar për besimtarët katolikë, që ta ngrisim ndjenjën e respektit për të tjerët dhe t’ua shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë!Për ju dhe familjet tuaja, paqe e lumturi, shëndet e harmoni!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera